×
  • Sport
  • Sport

    “Në çdo aspekt kemi dominuar në të dy pjesët” – Deklarata e Tahir Batatinës pas humbjes në derbi ndaj Dritës

    Insajderi
    22 October 2023 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka theksuar se skuadra e tij është dashur ta fitonte ndeshjen me Dritën. Sipas Batatinës, derbin e vendosi një moment, ndërsa Llapi ka dominuar në të dy pjesët.

    “Në pjesën e parë nuk i kemi shfrytëzuar rastet. Kur nuk i shfrytëzon rastet, vjen deri te pësimi. Në çdo aspekt kemi dominuar në të dy pjesët. Na kushtoi një pakujdesi. Ndoshta portieri ka mundur ta kapte topin. Pritej momenti për të dhënë golin dhe të fitojmë ndeshjen. Por në derbi vendosin detajet. Djemtë e kanë dhënë maksimumin”, ka thënë Batatina.

    Ai ka ankesa për mënyrën se si po ndëshkohen lojtarët e Llapit.

    “Llapit shumë lehtë po iu jepen kartonët. Skuadrës kundërshtare asnjë karton i vetëm, por kjo është përgjegjësi e arbitrit. Një detaj ka vendosur ndeshjen. Ne do të mendojmë për ndeshjen e radhës. Edhe Drita ka skuadër të mirë. Ne e kemi bërë maksimumin. Nuk arritëm t’i fitojmë tri pikët. Kampion bëhesh kur u mposht skuadrat më poshtë në tabelë. Rrugëtimi është i gjatë. Do të gabojnë edhe Drita edhe Llapi edhe Ballkani. Sot është dashur të fitohet ndeshja. E kemi ditur se Drita luan kështu, pa vizion të qartë”, ka shtuar Batatina.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark