×
  • Lajme
  • Lajme

    Në ditë zie, me veturë zyrtare e me shumë truproje, Konjufca përzihet pak në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut

    Insajderi
    17 April 2024 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kosova sot është zyrtarisht në ditë zie, pas vrasjes makabre të Gjyljeta Ukellës nga bashkëshorti i saj, dje në qendër të Pejës.

    Por, kjo dhe dukuria shqetësuese e vrasjeve në Kosovë si ka bërë përshtypje fare kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

    Ai ka shkuar pasditën e sotme në Maqedoninë e Veriut për t’u përzier në fushatën parazgjedhore që po mbahet atje.

    Me veturë zyrtare, me truproja e i buzëqeshur, ai ka shëtitur bashkë me kandidatët e koalicionit ‘VLEN’ nëpër qytetet e Maqedonisë së Veriut.

    Përtej kësaj, ai ka mbajtur edhe një fjalim para të pranishmëve në Likovë.

    Lëvizja Vetëvendosje, në kohën sa ishte në opozitë kritikonte pushtetarët e atëhershëm se po pëdorin “xhipa e truproje me para të shtetit”. E lëre më në rast se ato shfrytëzoheshin për fushata partiake, e në shtete të tjera.

    Përveç Konjufcës, sonte në fushatë zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, fizikisht ka shkuar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark