×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Në Gjermani, pesë persona akuzohen se kanë ndihmuar Shtetin Islamik – mesin e tyre edhe një kosovar

    Insajderi
    28 December 2023 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Publike e Shtetit gjerman në Karlsruhe ka ngritur sot aktakuzë kundër pesë personave.

    Një nga personat që po akuzohen është edhe një shtetas i Kosovës, Kujtim B.

    Të pandehurit akuzohen se kanë mbledhur më shumë se 250 mijë euro ndërmjet viteve 2020 dhe 2022 përmes kanaleve të ndryshme dhe ua kanë dorëzuar paratë anëtarëve të Shtetit Islamik (ISIS) në Siri, të cilët i përdorën paratë për të blerë robër.

    Të akuzuarit e tjerë kanë shtetësi gjermane ose të dyfishtë gjermano-marokene. Të gjithë të akuzuarit janë në paraburgim që nga fundi i muajit maj.

    Në operacionin e fundit të muajit maj u arrestuan edhe dy persona të tjerë dhe hetimet ndaj tyre vijojnë ende.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark