×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Në javën e ardhshme do të mbahet konferenca shkencore “Java e Albanologjisë”

    Insajderi
    16 June 2023 - 20:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më 19 qershor, ora 10:00, fillon konferenca shkencore “Java e Albanologjisë”, aktivitet akademik që do të organizohet nga Instituti Albanologjik i Prishtinës.

    Temë bosht e kësaj konference është “Albanologjia dje, sot dhe nesër” dhe këtë vit do të mbahet në shenjë të 70- vjetorit të Institutit Albanologjik të Prishtinës, që është përvjetor jubilar i institucionit ndër më të rëndësishmit të kërkimeve, hulumtimeve dhe studimeve albanologjike në trevat shqiptare.

    Në akademinë solemne në shenjë të përvjetorit në fjalë do të paraqitet me një fjalë rasti edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti. Gjithashtu, në këtë akademi do të flet edhe akademiku dhe shkrimtari i madh shqiptar, Rexhep Qosja, i cili për një kohë të gjatë ka qenë punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, si dhe ministresha e arsimit, znj. Arbërie Nagavci dhe drejtori i Institutit Albanologjik, z. Hysen Matoshi.

    Këshilli organizativ i konferencës shkencore “Java e Albanologjisë” përbëhet nga studiuesit dhe albanologët, si Prof. dr. Hysen Matoshi, Prof. dr. Lulëzim Lajçi, Prof. dr. Fadil Grajçevci, Prof. dr. Memli Krasniqi, Prof. dr. Arbnora Dushi, Prof. asoc. dr. Naim Berisha dhe Prof. asoc. dr. Lumnije Kadriu.

    Konferenca shkencore “Java e Albanologjisë” do t’i zhvillojë punimet e saj për katër ditë rresht dhe në të do të mbahen pesë sesione tematike në fushat e historisë, gjuhësisë, letërsisë, folklorit dhe etnologjisë.

    Në sesionin e historisë me punimet e tyre akademike dhe shkencore do të paraqiten studiues e profesorë të respektuar, si Lulëzim Lajçi, Ylber Hysa, Nuridin Ahmeti, Naser Ferri, Nehat Krasniqi, Marenglen Verli, Ledia Dushku, Feti Mehdiu, Edmond Malaj, Memli Krasniqi, Nail Draga, Hasan Bello, Arianit Buqinca, Besnik Emini, Zana Hoxha, Elza Shipoli, Genc Prelvukaj, Zekirja Shabani dhe Nutrika Lajçi.

    Në sesionin e gjuhësisë do të paraqiten Shefkije Islamaj, Emil Lafe, Xhevat Lleshi, Dieter Nehring, Xhevat Lloshi, Valter Memisha, Mehmet Halimi, Berton Sulejmani, Shkëlqim Millaku, Shpresa Ismaili, Abdurrahim Maxhuni, Manjola Zacellari, Eglantina Shtylla, Naim Berisha, Qemal Murati, Ali Jashari, Artur Lama, Asllan Hamiti, Orjeta Baja, Zeqirja Ibrahimi, Vjosa Osmani, Bahtijar Kryeziu, Sejdi Gashi, Faton Krasniqi, Afërdita Abdullahu dhe Adelinë Selmani.

    Në sesionin e etnologjisë do të paraqiten me punimet e tyre studiuesit Ger Duijizings, Nebi Bardhoshi, Arsim Canolli, Rini Useini, Bashkim Lajçi, Olsi Lelaj, Angjelina Hamza, Zanita Halimi, Ervina Kaçiu, Nexhat Çoçaj, Lumnije Kadriu dhe Elona Gjata.

    Në sesionin e letërsisë do të flasin studieusit Agim Vinca, Isak Shema, Emin Kabashi, Hysen Matoshi, Fadil Grajçevci, Gëzim Aliu, Kudusi Lame, Evalda Paci, Emin Kabashi, Resmije Kryeziu, Muharrem Jakupi, Virion Graçi, Sali Bytyçi, Kristaq Jorgo, Arben Hoxha, Adil Olluri, Edlira Birko, Manjola Brahaj-Halili, Jolanda Lila, Rovena Vata dhe Besim Muhadri.

    Në sesionin e folklorit me punimet e tyre do të paraqiten Robert Pichler, Arbnora Dushi, Leontina Gega-Musa, Mikaela Minga, Albin Sadiku, Liburn Jupolli, Krenar Doli, Olimbi Velaj, Vlora Fetaj-Berisha, Ylberza Halili dhe Visar Munishi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark