×
  • Lajme
  • Aktuale

    Në kazermat e FSK-së ngritët flamuri amerikan

    Insajderi
    04 July 2021 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


    Në kazermat e Forcës së Sigurisë të Kosovës është ngritur flamuri amerikan për nder të Ditës së Pavarësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

    ‘’Sot bashkë me urimin e 4 korrikut- Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam marrë vendim që në të gjitha kazermat e FSK-së të ngritët flamuri amerikan në kujtim dhe nderim të të gjithë burrave e grave të kombit amerikan, të cilët me sakrificë të madhe dhe vendimin e tyre historik ndryshuan fatin, jo vetëm të kombit amerikan, por edhe të gjithë popujve tjerë liridashës në botë’’, njoftoi Mehaj në Facebook.

    Mehaj i ka uruar Ditën e Pavarësisë ‘’të gjithë burrave e grave e vendit mik, SHBA-së, me të cilët bashkë, si një trup i vetëm, po rrugëtojmë në zhvillimin dhe forcimin e Republikës së Kosovës’’.

    ‘’Urim të veçantë gjithashtu për të gjithë ushtarakët e Forcave Amerikane për shërbimin vetëmohues për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vendin tonë dhe anekënd Botës. Gjithashtu, një urim të veçantë edhe për të gjithë vëllezërit amerikan në armë me të cilët shërbyem së bashku në operacionet e përbashkëta’’, ka shkruar tutje ministri i Mbrojtjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark