×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Në momentin kur Simiqi ia ka lexu një letër të Radojciqit, Kusari-Lila e ka qit jashtë Simiqin”

    Insajderi
    05 October 2023 - 22:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka dalë në mbrojtje shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila derisa ka folur për rastin e bisedës me anëtarin e Listës Serbe, Igor Simiq, shkruan Insajderi.

    Haxhiu ka mohuar se Kusari-Lila ka biseduar me kriminelin Millan Radojçiq.

    Sipas Haxhiut, kur Simiqi ia ka lexuar një letër të Radojçiqit, Kusari-Lilës, kjo e fundit e ka larguar nga zyra.

    Në momentin kur Simiqi ia ka lexu një letër të Radojciqit, Kusari-Lila e ka qit jashtë Simiqin. Është pre cka ka thënë Mimoza, qëllimshëm, cka ka thënë Mimoza, nuk janë bisedat nga fillimi deri në fund. Këto janë tendenca që opozita tenton të bëjë opozitë me to”, ka ministrja.

    Për më tepër, Haxhi tha se ka të tjerë liderë qe e kanë takuar Radojçiqin, madje sipas saj i kanë shkuar edhe në shtëpi.

    “Ka liderë që e kanë pritur në shtëpi, ka edhe që i kanë shku në vilë që do të konfiskohet. Ata duhet të japin llogari. Duhet të japë llogari prokuroria pse ia ka tërhequr urdhërarrestin”, ka thënë ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark