×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Në Podujevë nis asfaltimi i rrugëve private nga Komuna: Me para të tatimpaguesve me shtrua rrugë në oborre

    Insajderi
    13 July 2023 - 15:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Komunën e Podujevës, Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit ka filluar shtrimin me asfalt në fshatin Majac, por, për qudi duke përfshirë edhe rrugët private të banorëve.

    Kjo kontratë u nënshkrua në qershor të këtij viti, me një çmim të kontratës prej 136 mijë euro.

    “Çmimi total i punëve duhet të jetë 136.679.57euro”, thuhet në kontratë.

    Por, Komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria e Urbanizmit këtë vlerë të paraparë të çmimit për shtrimin e rrugëve në Majac, po e shfrytëzon edhe për shtrimin e rrugëve private të qytetarëve.

    Tu u shtrua rrugët në prona private nëpër oborre, Komuna s’ka të drejtë në prona private me shtrua rrugë”, tha asambleisti i LDK-së, Ekrem Rrahmani për Insajderin.

    “Nuk ka asnjë logjik me pare tonat, të tatimpaguesve me shtrua rrugë private e oborre“, tha tutje Rrahmani.

    Derisa, sipas pamjeve të dërguara në Gazetën Insajderi, veç se ka filluar rregullimi i rrugëve, në pronat private të fshatit Majac të Podujevës.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me Drejtorin e Urbanizimit në Komunën e Podujevës, Leutrim Krasniqin, por deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark