×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “Në shekullin 21 mos me pasë rrymë, e tmerrshme”, qytetarët të frustruar me reduktimet në Kosovë

    Insajderi
    15 August 2022 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kriza energjetike që e ka kapluar gjithë Evropën ka bërë që shumë shtete të ndërrmarrin masa të ndryshme për tejkalimin e saj.

    Shteti i Kosovës që nga sot ka filluar reduktimet dhe kjo gjë ka nxitur të ketë edhe reagime të shumta në shoqëri.

    Kompania për distribuim të energjisë për Kosovën (Keds), ka paralajmëruar se reduktimet do të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës.

    Në lidhje me këtë për rubrikën Vox-Pop të Gazetës Insajderi, qytetarët kanë dhënë mendimet e tyre.

    Ata janë shprehur se është e paparanushme që një gjë e tillë të ndodhë në shekullin e 21.

    “Në shekullin 21 me ndodh kjo është idiotike”, tha qytetari.

    Njëri ndër ta u ankua për pagesat që nuk po mund t’i kryej për shkak të mungeses me energji.

    “Qe 1 orë jam duke lyp një vend t’i kryej pagesat, s’ka rrymë askund”, është shprehur qytetari.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark