Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka festuar një tjetër natë të madhe me kombëtaren e tij.
Portugalia triumfoi ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultat 2-0, në play-off-in e Kupër së Botës.
Të dy golat u shënuan nga Bruno Fernandes, me Ronaldon e Diogo Jotan që dhanë asistimet.
“Qëllimi i arritur, jemi në Kupën e Botës në Katar, jemi në vendin që meritojmë! Faleminderit të gjithë portugezëve për mbështetjen e palodhshme! Fuqia e Portugalisë!”, shkroi Ronaldo në Instagram, duke festuar.
Ronaldo ka luajtur në çdo Botëror që nga viti 2006, dhe ylli i Manchester Unitedit siguroi që kjo seri të vazhdonte pasi ndihmoi Portugalinë të kryesonte Maqedoninë e Veriut 2-0.