×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Negotiating Peace” në Teatrin Oda

    Insajderi
    26 October 2023 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosovo Theatre Showcase, mbështetur nga MKRS, këtë vit po organizohet nga Qendra Multimedia në partneritet me Teatrin ODA dhe IETM, rrjetin ndërkombëtar të arteve skenike bashkëkohore.

    Në kuadër të programit, mbrëmë u shfaq “Negotiating Peace”, që ka bërë bashkë një ansambël pan-evropian të artistëve dhe punëtorëve kreativë nga 10 shtete.

    Shfaqja e Jeton Nezirajt dhe me regji të Blerta Nezirajt, është inspiruar nga libri “To End a War” i Richard Holbrooke dhe nga romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i Ismail Kadaresë, dhe shpërfaqë dinamikat e arritjes së një marrëveshje paqeje.

    Në këtë shfaqje teatrore luajnë aktorët e njohur, si Shkumbin Istrefi, Ema Andrea, Harald Thompson Rosentrøm, Ejla Bavcic, Martin Koiv, Melihate Qena dhe Orest Pastukh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark