×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Neonatologu tregon si mbijetoi foshnja e porsalindur nën rrënoja e tërmetit

    Insajderi
    14 February 2023 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nxjerrja e një foshnje nga rrënojat pas tërmetit në Siri ishte një nga lajmet e pakta të mira në atë rajon pas tërmetit që goditi vendin dhe Turqinë një javë më parë.

    Një foshnjë në qytetin Jandairis në Siri u nxorr nga rrënojat nga shpëtuesit. Ajo u gjet e lidhur me placentën dhe dyshohet se kishte lindur vetëm pak orë pasi kishte ndodhur tërmeti, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Gazeta Shneta.

    Sipas mediave, shpëtuesit i gjetën të vdekur nënën e foshnjës, babin, tri motrat dhe vëllain.

    Luigi Orfeo, kryetar i Shoqatës Italiane të Neonatologëve, thotë se fakti që foshnja ishte e lidhur ende me placentën i ka ndihmuar që të mbijetoj në ato kushte.

    “Është sigurisht një mrekulli, por të porsalindurit kanë aftësi të mëdha mbijetese. Ne kemi pak informata për këtë foshnje por fakti që ajo mbeti e lidhur me placentën i ndihmoi që të mbijetonte në ato kushte ekstreme”, ka thënë Orfeo.

    Neonatologu thekson se foshnjat e porsalindura kanë dëshirë të jashtëzakonshme për të mbijetuar dhe kjo sipas tij shihet tek foshnjat e lindura parakohe.

    “Kemi foshnja që lindin me peshë disa qindra gram dhe që arrijnë, pavarësisht gjithçka, të mbijetojnë kundër të gjitha pritjeve dhe indikacioneve fiziologjike”, thotë mjeku.

    Në Siri dhe në Turqi tërmeti deri më tani ka lënë të vdekur mbi 33 mijë njerëz.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark