×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Nëse deri tani bota na paska qenë e mbarë, le te kthehet mbrapsht. Amin” – motoja epike e deputetit Abelard Tahiri

    Insajderi
    22 September 2022 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi ka siguruar një fotografi të panos të deputetit nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri. Motoja e tij gjatë viteve shkollore ishte epike.

    I lindur me datën 13 mars të vitit 1983 në Skenderaj, Tahiri në shkollën e mesme kishte hobi artin, por politika i kishte zgjuar më shumë interes, ku edhe kishte ndjekur studimet universitare në Shkenca Politike dhe Administrim Publik, në Universitetit të Prishtinës,

    Motoja e tij gjatë viteve të shkollore, kishte qenë “Nëse deri tani bota na paska qenë e mbarë, le te kthehet mbrapsht. Amin”.

    Abelard Tahiri aktualisht është deputet i Kuvendit nga PDK-ja.

    Në vitet 2006-2008 ka qenë Këshilltar i Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Nga viti 2008 deri në vitin 2014 ka ushtruar detyrën e Shefit të Kabinetit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

    Nga viti 2014 deri në vitin 2016 ka qenë Këshilltar i Lartë politik i Zëvendëskryeministrit, njëherësh Ministrit të Punëve të Jashtme ndërsa nga viti 2016 deri para marrjes së detyrës si ministër i Drejtësisë, ka qenë Këshilltar i Lartë politik i Presidentit të Republikës së Kosovës.

    Është anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark