×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nesër në Kosovë ushtrimi më i madh ndërkombëtar, Mehaj: Do të presim mbi 22 mijë ushtarë

    Insajderi
    20 May 2023 - 21:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se nga nesër do të fillojnë me ushtrimin më të madh ndërkombëtar “Defender Europe 23”.

    Ai tha se për të arritur në këtë ditë janë bërë investime në pajisje dhe sisteme të armatimit si asnjëherë më parë.

    Më shumë se një vit përgatitje intensive për realizimin e suksesshme të këtij ushtrimi. Investime në pajisje dhe sisteme të armatimit, investime në infrastrukturë, trajnime, stërvitje e shkollime si asnjëherë më parë”, shkroi Mehaj.

    Mehaj theksoi se ushtria e Republikës së Kosovës është gati t’i bashkohet familjes së madhe të NATO-s.

    Republika e Kosovës është gati të pres 25 shtete partnere me mbi 22.000 ushtarë për “Defender 23”. Synimi ynë është i qartë, ushtria e Republikës së Kosovës është gati t’i bashkohet familjes së madhe të NATO-së”, ka shkruar tutje Mehaj.

    Qytetarët e Kosovës të dielën mund të shohin nga afër një pjesë të njësive, pajisjeve dhe automjeteve të ushtrisë së vendit.

    Ceremonia zyrtare do të fillojë në orën 11:00, ndërsa nga 13:40 do të hapet për qytetarë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark