×
Lufta Izrael-Hamas

Netanyahu thirrje ‘terroristëve të Hamasit’ të dorëzohen

Insajderi
12 December 2023 - 11:37
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se dhjetëra luftëtarë të Hamasit kanë dorëzuar armët e tyre.

Në një deklaratë të dielën, Netanyahu tha se “lufta është në lëvizje të plotë” dhe humbja e plotë do të marrë më shumë kohë, por shtoi se është “fillimi i fundit për Hamasin”.

Unë u them terroristëve të Hamasit: ka mbaruar. Mos vdisni për shefin e Hamasit, Jahja Sinëar. Dorëzohuni tani,” tha ai.

Ndërkohë Hamasi ka kërcënuar se asnjë peng i vetëm nuk do të lejohet të largohet i gjallë nga Gaza nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre për shkëmbimin e të burgosurve, raporton BBC.

Kujtojmë se 1200 persona mbetën të vrarë si pasojë e sulmeve të Hamasit në Izrael dhe po ashtu u morën 240 pengje, disa prej të cilëve u liruan gjatë armëpushimit. Ndërkohë ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza ka thënë se Izraeli ka vrarë rreth 18,000 njerëz në Gaza, raporton tvklan.al, transmeton Insajderi.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark