×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Nga ‘as asi, as ksi’ në ‘ksi me vetëmenaxhim’”, Hoti s’ia ndal ‘gazepin’ qeverisë me kritika

    Insajderi
    28 March 2023 - 21:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, doli me një reagim ndaj Qeverisë së Kosovës duke ia risjellur në vëmendje deklarimin e Kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, i cili në një paraqitje televizive në janar të vitit 2022, shprehej me bindjen e tij të plotë se sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë serbe ajo nuk do të bëhet “as ksi e as asi”, me këtë shprehje duke nënkuptuar “as me kompetenca ekzekutive e as pa kompetenca ekzekutive”, shkruan Insajderi.

    Hoti shkroi se tashmë hesapet janë ndryshe – “Nga ‘as asi, as ksi’, në ‘ksi me vetëmenaxhim’ – pasi që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin e fundit në Ohër u zotua që të nis “menjëherë” zbatimin e Nenit 7 ku parashihet dhënia e një niveli të duhur vetëmenaxhimi për komunitetin serb të Kosovës në një Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe.

    Tashmë që Kryeministri Kurti ka bërë pikëprerjen përfundimtare me të kaluarën e tij kategorikisht kundërshtuese ndaj asaj që në fjalorin publik e ka ndjellur vetë si “Zajednicë e Serbisë në Kosovë”, Hoti shkroi se “i mashtruan njerëzit me parulla kundër demarkacionit dhe asociacionit për të ardhur në pushtet”.

    “Kur erdhën në pushtet pranojnë të shkojnë përtej, duke ardhur deri tek “vetëmenaxhimi”, përfundoi Avdullah Hoti./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark