×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga “i kemi numrat” Krasniqi tash thotë se i “di emrat”

    Insajderi
    12 July 2017 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka vazhduar me deklaratat e tij në lidhje me formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

    Veçse prej deklaratave që “PAN i ka numrat për formimin e Qeverisë” tash Krasnmiqi ka dalë me deklaratat se “ i dinë edhe emrat e tyre”.

    Në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, Krasniqi ka thënë se Ramush Haradinaj i ka së paku 61 deputetë që do ta votojnë Haradinajn si kryeministër, e që vijnë nga koalicioni PAN apo Vetëvendosje.

    “Po ju flas për gjasa praktike sepse e kanë të pamundur me themelu Qeverinë. Janë 61 vota dhe do të japin mbështetje. Po unë e di se kush janë deputetët që do të votojnë Qeverinë Haradinaj dhe më vjen mirë që kanë dalë nga egot e dikujt që kanë tendencë me kriju bllokim institucional”, ka thënë Krasniqi.

    Por ai ka thënë se është e padrejtë që të tregohen se kush janë këta deputet. Ai nuk ka treguar se as nga cila parti vijnë këta deputetë./Insajderi.com

    https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/1811060078920739/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark