×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nga mbledhja e Këshillit të VV-së Kurti kërkon drejtësi për Astrit Deharin

    Insajderi
    25 February 2023 - 12:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i vendit dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e 50-të të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie ka përmendur Adem Demaçin e Astrit Deharin, ku për këtë të fundit kërkoi drejtësi.

    Kurti tha se Dehari është viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur.

    Ndërsa Demaçin e cilësoi si vigan të rezistencës shqiptare në burgjet jugosllave e serbe.

    “Të dy janë busulla të Lëvizjes sonë dhe për sa kohë që të jetoj kujtimi i tyre në zemrat tona, për aq kohë do të jehojë edhe Lëvizja.

    “Nuk e humbim rrugën, për sa kohë që  rruga jonë ndriçohet nga pishtarë si ata. Lavdi dhe nderim për udhërrëfyesin kombëtar, Adem Demaçin, kujtim dhe drejtësi, me çdo kusht e deri në fund për shokun tonë, Astrit Deharin”, është shprehur Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark