×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nga një muaj paraburgim për dy zyrtarët e Suharekës, dyshohen se i shkaktuan mbi 74 mijë euro dëm komunës

    Insajderi
    24 August 2023 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Prizren, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, duke ua caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh (secilit veç e veç), Enver Shabanit, drejtori i Shërbimeve Publike në Suharekë dhe Berat Kabashit, zyrtar i Komunës së Suharekës, të cilët po dyshohen se i kanë shkaktuar mbi 74 mijë euro dëm komunës përmes keqpërdorimit me tenderin e rrugës në Mushtisht.

    Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, gjykatësja e procedurës paraprake, Teuta Krusha.

    Arrestimi i tyre ka ardhur pas raportimit të Gazetës Insajderi për tenderin për ndërtimin e disa rrugëve në fshatin Mushtisht.

    Shabani dhe Kabashi dyshohet se kanë përfituar nga detyra e tyre duke shkelur ligjin e Prokurimit Publik.

    Të pandehurit: Berat Kabashi dhe Enver Shabani prej datës 18.05.2022 deri ma datë 12.12.2022 në Suharekë duke vepruar në cilësi të personave zyrtarë dhe atë Berat Kabashi në cilësinë e menaxherit dhe Enver Shabani në cilësinë e mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë duke shfrytëzuar detyrën nuk i përmbushin detyrat zyrtare me qëllim që të përfitojnë çfardo dobie për vete dhe personat e tjerë“, thuhet në dokumentin të cilin e ka parë Insajderi.

    Sipas Prokurorisë ata dyshohet se me këto veprime i kanë mundësuar dobi pasurore personit tjetër dhe i shkaktuan dëm buxhetit të Komunës së Suharekës.

    Gazeta Insajderi në prill kishte raportuar se në mars të 2023 ishte hapur tenderi për ndërtimin e disa rrugëve në fshatin Mushtisht, ani pse për të njëjtat rrugë ishte lidhur kontrata në vlerë prej 72 mijë eurove vitin e kaluar.

    Bëhet fjalë për ndërtimin e rrugëve: Rexhep Velia, Molika , Shaljanët, Tafa, Ilaz Shala, Gentiana, Haxhi Shania, Avdyl Aga, Jetush Shala dhe Kovaqi.

    Saktësisht me datën 17 maj 2022, Komuna e Suharekës kishte nënshkruar kontratë në vlerë prej 72 mijë e 213 eurove për ndërtimin e rrugëve të përmendura më sipër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark