×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nga pakujdesia godet automjetin zyrtarë të policisë, lëndohen vozitësi dhe dy policë në Gjilan

    Insajderi
    03 January 2024 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë mbetur të lënduar dy policë në Gjilan si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur në orët e para të së mërkurës.

    Siç ka konfirmuar për Insajderin Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, një person nga pakujdesia, gjatë kthimit të pasigurt godet automjetin zyrtar të policisë, me ç’rast janë lënduar dy policë dhe shoferi i veturës civile.

    Hashani theksoi se pas tretmanit mjekësor në qendrën emergjente në Gjilan, të gjithë të lënduarit janë liruar për në shtëpi.

    “Rrethanat e rastit janë duke u hetues nga hetues policor të aksidenteve”, theksoi ai.

    “Me datën 03.01.2024 rreth orës 03:05 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën ‘’Avdullah Tahiri’’ në Gjilan. Deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur vozitësi i veturës me targa civile gjatë kthimit të pasigurt godet automjetin zyrtar të Policisë së Kosovës me ç’ rast përpos dëmeve materiale lëndime të lehta trupore pësojnë ngasësi i veturës civile dhe dy zyrtarët policor të cilët ishin në veturën zyrtare. Pas tretmanit mjekësor në qendrën emergjente në Gjilan të gjithë të lënduarit janë liruar për në shtëpi. Rrethanat e rastit janë duke u hetues nga hetues policor të aksidenteve”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark