×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga spitali në poliklinikë – Si u mashtruan llapjanët nga Lëvizja Vetëvendosje?

    Insajderi
    19 April 2024 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lëvizja Vetëvendosje përfundimisht i la pa spital banorët e Podujevës. Ani se funksionalizimi i spitalit kishte qenë njëri nga premtimet kryesore të fushatës lokale dhe të përgjithshme të partisë së Albin Kurtit para llapjanëve.

    Ligjërisht ka përfunduar edhe procedura e fundit sa i përket nivelit lokal që të funksionalizohet Poliklinika Specialistike, e të hiqet dorë përfundimisht nga funksionalizimi i Spitalit të Përgjithshëm – ashtu siç ishte premtuar, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kuvendi Komunal i Podujevës të enjten ka kaluar pronësinë e objektit dhe pronës në nivel qëndror – saktësisht tek Ministria e Shëndetësisë – në mënyrë që kjo e fundit të mund ta bëjë funksional atë si Poliklinikë Specialistike.

    Përkundër që i mashtruan, akterë të ndryshëm të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë e kanë shitur si sukses atë që ndodhi një ditë më parë.

    Madje, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i ka uruar qytetarët llapjanë për hapjen e Poliklinikës Specialistike.

    Por, në kohën sa ishte në opozitë – si deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, kritikonte në atë kohë ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, për mosfunksionalizim të spitalit.

    Projektin për Spitalin e Përgjithshëm e quante jetik për llapjanët dhe zotohej se do ta bëjnë kur të vijnë në pushtet.

    Bulliqi ankohej tek Zemaj se si s’po e funksionalizon Spitalin e Përgjithshëm dhe thoshte se për një gjë të tillë janë kryer të gjitha procedurat nga niveli lokal.

    Vendimi për funksionalizim të Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës ishte marrur me 27 tetor të vitit 2016. Në kohën e marrjes së këtij vendimi në krye të qeverisë ka qenë Isa Mustafa, më pas Ramush Haradinaj e deri tek Albin Kurti dhe për pak kohë edhe Avdullah Hoti i LDK-së. Asnjëri nga ta nuk e kreu këtë projekt.

    E në rikthimin e Kurtit në pushtet, Podujeva zyrtarisht do të  mbetet pa Spitalin e Përgjithshëm. Në vend të tij kanë zgjedhur që ta bëjnë “Poliklinikë Specialistike”.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark