×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ngritët aktakuzë kundër pesë serbëve të veriut për kultivim të hashashit, kokainës dhe kanabisit

    Insajderi
    08 March 2023 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më 20 korrik të vitit të kaluar, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkruante në profilin e tij për një aksion të Policisë në veri, në të cilin ishin sekuestruar 50 kilogramë drogë.

    “Është shkatërruar me sukses laboratori i radhës i substancave narkotike në Zubin Potok, fshati Kovaçi. Nga njësitet relevante deri tash janë arrestuar 6 persona, (5 të etnisë serbe dhe 1 i etnisë gorane) si dhe janë sekuestruar 50 kg marihuanë e gatshme dhe 100 fije duke u përpunuar”, shkruante Sveçla, transmeton Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Shtatë muaj më pas, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër gjashtë të pandehurve me inicialet D.Gj,  D.T, N.N, LJ.M, K.Gj dhe B.Gj. veprën penale: Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit.

    “Gjatë muajit korrik 2022, në fshatin Kovaçi, Komuna e Zubin Potokut, në bashkëpunim janë marrë me kultivimin e bimëve narkotike, në një laborator të improvizuar brenda shtëpisë të njërit nga të pandehurit”, tuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale, shkruan Gazeta Insajderi./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark