×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ngritet aktakuzë ndaj 12 personave për dhënie dhe marrje të ryshfetit

    Insajderi
    16 February 2024 - 16:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj dymbëdhjetë personave për dhënie dhe marrje të ryshfetit.

    Të pandehurit T.D., M.S., V.L., A.A., V.M., A.S., A.C., M.J., akuzohen se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, ndërsa të pandehurit e tjerë B.K., A.A., S.S. dhe D.I., akuzohen se kanë kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

    “Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurve është ngritur për shkak të dyshimit të bazuar mirë se gjatë periudhës kohore shtator 2021 deri në korrik 2022, në pikë kalimin kufitar tek Hani i Elezit, gjegjësisht në zyrën e evidencës paraprake si dhe gjatë patrullimit si njësi e anti-kontrabandës në pjesën veriore por edhe në pjesë tjera të vendit, të pandehurit në cilësinë e personave zyrtarë – zyrtarë policorë, në vazhdimësi secili veç e veç por edhe duke bashkëvepruar me njëri tjetrin, në mënyrë të drejtpërdrejtë, kanë pranuar para në shuma të ndryshme, me qëllim që të mos e kryejnë veprimin zyrtar të cilin ata duhej ta kryenin, si mbikëqyrjen e rregullt doganore dhe kontrollin e rregullt kufitar”, ka njoftuar Prokuroria Speciale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark