×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ngritët aktakuzë ndaj biznesmenëve që Përparim Rama iu dha kontratën milionëshe

    Insajderi
    03 November 2023 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë ndaj biznesmenëve Sallahu për një tender që ende nuk e ka sqaruar për çka bëhet fjalë. Ndonëse, Insajderi ka mësuar se aktakuza nuk lidhet me projektin e famshëm për rrugën A, kuptohet se është e njëjta kompani që e ka shpërblyer Komuna e Prishtinës me kontratë milionëshe për të cilin projekt, Gjykata Komerciale ka shqiptuar masë të përkohshme.

    Gazeta Insajderi

    Bazuar në njoftimin e prokurorisë, biznesmeni, Naim Sallhu akuzohet për falsifikim me dokumentet kurse Lulzim Sallahu i cili në Agjencinë për regjistrimin e bizneseve figuron të jetë aksionar i kompanisë po akuzohet për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik.

    “…aktakuza kundër të akuzuarit L.S, është ngritur për veprat penale ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’’, nga neni 415 paragrafi 1 të KPRK-së”.

    I pandehuri ‘’SA.S., Sh.p.k’’ (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara), në cilësinë e personit juridik, me pronar dhe aksionar 100 % L.S., akuzohet për veprën penale ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik, nga neni 415 paragrafi 1, lidhur me nenin 37 të KPRK-së“.

    Ndërkaq, i pandehuri i dytë “N.S. akuzohet për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’, nga neni 390 paragrafi 1 të KRPK-së”, thuhet në njoftim.

    Gazeta Insajderi ka provuar të marrë një përgjigje nga Lulzim Sallahu, por i njëjti nuk e ka hapur telefonin përkundër insistimit të gazetës.

    Tenderi 8.5 milionë euro për Rrugën A që Komunës e udhëhequr nga Rama ia besojë kompanisë “Sallahu”

    Më 27 prill, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe ai i Prishtinës, Përparim Rama, kanë inauguruar nisjen e projektit për ndërtimin e rrugës “Jim Xhema”, e njohur si rruga A.

    Kontratën që peshon 8.5 milionë euro e ka fituar kompania private nga Kaçaniku, “Sallahu SH.P.K“, shkruan Gazeta Insajderi.

    Pronari i kësaj kompanie zyrtarisht është Lulzim Sallahu, por mbrapa tij qëndron vëllai u tij, Naimi, që është i dënuar për mashtrim me prokurimin publik. Dhe sot ndaj të dyve Prokuroria ka ngrit aktakuzë.

    Pavarësisht besimit të Ramës e Abdixhikut, Gjykata Komerciale e Kosovës mori vendim për të pezulluar punimet në rrugën “Jim Xhema”, e njohur si “Rruga A” në Prishtinë.

    Lidhur me këtë vendim ka reaguar i pari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se ky vendim ka atakuar interesin publik.

    “Sapo u njoftova nga mediet se shkalla e parë e Gjykatës Komerciale, paska marrë vendim në bazë të të cilit ka atakuar rëndë interesin publik të qytetarëve të Prishtinës, duke i ndaluar punimet në projektin më strategjik të Kryeqytetit dhe momentalisht të Kosovës, “Rrugën A” (Jim Xhema)”, shkruante Rama në Facebook.

    Ai ka akuzuar VV-në për ndërhyrje sepse sipas tij vendimi për pezullim të punimeve është marrë nga motra e deputetes së VV-së, Fitore Pacolli.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark