×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ngritet aktakuzë ndaj personit që grabiti një biznes në Prizren, sulmoi me brisk punëtoren

    Insajderi
    22 December 2023 - 13:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.L., i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Grabitje”.

    Sipas aktakuzës, me datë 08.10.2023, rreth orës 14:00, në Prizren, saktësisht në zyrat e një operatori telefonik, me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, i dyshuari B.L. përvetëson pasurinë e luajtshme të të dëmtuarës “T.K.- Sh.A”, me qëllim që t’i sjellë vetes dobi pasurore të kundërligjshme.

    Nw aktakuzw thuhet se i dyshuari “…sapo hyn brenda në objekt afrohet te punëtorja – e dëmtuara D.T. – të cilës i kërkon informata rreth ofertave. E dëmtuara, pasi i merr numrin e telefonit dhe derisa ishte duke i shpjeguar ofertat, në ato momente i pandehuri e nxjerr briskun dhe nën kërcënim të të njëjtit i hedhet mbi trup, me forcë i zgjat duart tek arka dhe duke e larguar të dëmtuarën nga tavolina e godet të njëjtën në fytyrë dhe qafë dhe i shkakton lëndime të lehta trupore, dhe nga arka arrin të marr një shumë të hollash, dhe largohet nga vendi i ngjarjes për në drejtim të panjohur, i cili në ikje e sipër e hedh në vend të panjohur briskun, mjet ky me të cilin e kishte kryer veprën penale”, thuhet në aktakuzë.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark