×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngritet aktakuzë për dosjen “Reflektori” – 6 të akuzuar për 83 kilogramët heroinë e kapur në Han të Elezit

    Insajderi
    18 April 2024 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, nën dyshimin për kryerje të veprën penale “Blerja posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

    Aktakuza ndaj këtyre gjashtë personave, apo ndryshe si njihet rasti “Reflektori”.

    Të akuzuarit janë: Lorik Tigani, Onur Vizdik, Muhamet Hasani, Shefket Demi dhe Faik Krosa.

    Derisa, në arrati ende është i akuzuari tjetër, Mentor Imani.

    Në njoftimin e Prokurorisë jepen detaje për akuzat të cilat rëndojnë ndaj këtyre gjashtë personave.

    “Të pandehurit M.H, SH.D dhe F.K akuzohen se kanë kryer veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”  nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.9 lidhur me nenin 33 të KPRK-së. Ndërkaq, të pandehurit L.T dhe O.V akuzohen edhe  për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.”

    Për çka akuzohen ata dhe si kishte ndodhur rasti?

    Më 23 shkurt të vitit 2022, Policia e Kosovës në një aksion të madh kishte arritur të kap 83 kilogramë drogëHan të Elezit të llojit heroinë. Heroina që u kap ishte e fshehur në pajisje për ndriçim të ndara në 160 paketime, për çka edhe e mori rasti emrin “Reflektori”. Gazeta Insajderi, ka raportuar në vazhdimësi për këtë aksion të madh ku të arrestuar janë Lorik Tiganin dhe ortaku i tij turk Onur Vizidik, biznesmeni nga llapi Muhamet Hasani dhe katër persona të tjerë. Arrestimit i patën “shpëtuar”, në fillim Mentor Imami dhe Agim Rexhepi që dyshoheshin si pjesë e grupit. Edhe sot e kësaj dite kur u njoftua për ngritjen e aktakuzës për këtë rast, Mentor Imami ende gjendet në arrati.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht për këtë rast, duke sjellur pamje dhe detaje të personave të dyshuar.

    Për kapjen e 83 kilogramëve heroinë në konferencë për media kishte dalur edhe kryeprokurori Shukri Jashari.

    Jashari kishte thënë se droga e kapur kishte destinacion qytetin e Prishtinës.

    “Destinacion ka pasur Prishtinën, gjatë kontrollës është dyshuar se kanë qenë edhe 32 reflektorë në të cilët kanë qenë të paketuar nga 5 qese të substancave narkotike, gjithsej 160 paketime”, ka treguar Jashari.

    Përveç kësaj, të dyshuarve ishin sekuestruar edhe një sasi e madhe e pasurisë së tyre.

    “Lidhur me operacionin nga të dyshuarit janë sekuestruar: kamioni në të cilin janë gjetur substancat narkotike, një kombibus,  një veturë, dy armë zjarri me 5 fishekë, para të gatshme 11.630 euro, 55 dollarë, 670 dinar të Maqedonisë, 8250 lira turke, 12 telefona celularë, disa dokumente, ndërsa në proces të sekuestrimit janë edhe 12 vetura, një shtëpi dhe villa në Brezovicë”, thuhej në njoftimin e Policisë.

    Në linqet e mëposhtme mund t’i lexoni artikujt e publikuar nga Gazeta Insajderi lidhur me këtë aksion të madh të policisë së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark