×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nis seanca ndaj Sveçlës dhe tre deputetëve të VV-së

    Insajderi
    01 March 2024 - 09:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka nisur seanca ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe tre deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, Salih Zyba dhe Drita Millaku.

    Ata akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në vitin 2019 në Kuvendin e Kosovës.

    Theksojmë se Gjykata Themelore e Prishtinës, ditë më parë e ka liruar nga akuza kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufvca, për hedhjen e gazit lotsjellës në sallë të Kuvendit të Kosovës 18 gusht të vitit 2016.

    Kryetarja e trupit gjykues, Edita Çanta, ka thënë: ” Për shkak se në pajtim me rrjedhën e procedurës penale, nuk është provuar se i pandehuri ka kryer vepër penale për të cilën akuzohet”.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark