×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Nis xhirimi i filmit të parë për Ilirët, marrin pjesë 13 aktorë nga Kosova

    Insajderi
    21 July 2021 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kanë filluar xhirimet e filmit “Illyricvm”, i cili do të personifikojë të bëmat e Ilirëve.

    Ky projekt kinematografik, që është i pari kushtuar popullit më të lashtë në Gadishullin Ballkanik, është bashkëprodhim i Kroacisë, Sllovenisë, Italisë, Bosnjës dhe Kosovës.

    Në këtë film, xhirimet e së cilit janë duke u realizuar në Bosnjë e Hercegovinë, pasi të njëjtat u shtynë si pasojë e pandemisë, do të marrin pjesë 13 aktorë nga Kosova.

    Aktori Fatmir Spahiu, njëherësh edhe producent në këtë film, njofton se pjesëmarrja e aktorëve kosovarë, ka ardhur falë kërkesës së regjisorit kroat, Simon Bogojevic Narath.

    Ndërkaq producentja kryesore e këtij projekti, Ankica Juric Tilic, tha për Klan Kosova se filmi sjell autenticitetin e kohës.

    70 mijë euro për këtë ndërmarrje o ndau edhe Qendra Kinematografike e Kosovës, me pritjen se filmi do të jetë shumë i suksesshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark