×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nisin talljet publike me Faton Pecin, shkak bëhet fotoja e tij duke u ngjitur shkallëve

    Insajderi
    15 October 2022 - 23:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anipse e publikuar ditë më parë, fotografia duke u ngjitur shkallëve e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, nuk la pa u komentuar. Madje, tashmë kanë filluar edhe talljet publike.

    Gjashtë ditë më parë, Peci ishte në Therandë për “Ditën e Arrës” – atje ku postoi edhe fotografinë duke u ngjitur shkallëve.

    Fillimisht me një status në rrjetin social, Facebook, Pecin e shpotiti drejtori i gazetës ‘Nacionale’, Berat Buzhala.

    Sipas tij, ministri pati dy opsione, ose i ka thënë dikujt hip lartë dhe më fotografo, ose është fotografuar nga zoti.

    “Hyp nalt e fotografome. Ose qiky opcion, ose i Lumi Allah ka qite ne syret. Mosni bre se te ri jeni” – shkroi Buzhala.

    Derisa, me ironi për fotografinë e ministrit Peci, shkroi edhe gazetarja, njëherit kryeredaktorja e portalit ‘Periskopi’, Dafina Demaku.

    Sipas Demakut, Peci mbase duke u ngjitur shkallëve deshi të tregonte se është ministër i Bujqësisë, por ajo thekson se nuk është e nevojshme të bëhet një gjë e tillë.

    Madje, Demaku merr shembull edhe ministrat e Ministrive të tjera të cilët nëse do të donin të tregonin se cilës ministri iu takojnë do të duhej të mbanin, armë ai i Mbrojtjes dhe shiringa ai i Mjekësisë.

    “Nxansat tuj hi n’shkolle sot. P.s Cili eshte fidbeku qe njeri pretendon me marre me kete poze? Me thane dikush: valla po punon, a e pate kish hype ne shkalle te drunit? S’ka nevoje literalisht me kallxu qe eshte minister i Bujqesise se kete fakt, tashme vec e dime. Si me nejte Ministri i Mbrojtjes me allti ne dore sa here del ne foto. Ose i shendetesise me naj shpric (shiring) ne dore” – shkroi Demaku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark