×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Edhe në ara të Mireshit për Lajçakun a?”, momenti kur ministri Peci kënaqet duke qeshur me batutën e shefit

    Insajderi
    13 October 2022 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot u shfaq edhe një herë përbuzës ndaj gazetarëve. Madje, z.Kurti nuk la pa lëshuar edhe batuta, me të cilat u kënaq Ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

    Pas takimit me Emisarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Kurti shkoi në Gjilan, atje ku nga gazetarja e ‘’RTV Dukagjini’’ u pyet se çfarë bisedoi me zotërinë Lajçak.

    Gazetarja nuk mori përgjigje, por një batutë nga kryeministri, i cili nuk bëri të qesh askënd më shumë se sa ministrin Peci.

    “A edhe në ara të Mireshit, Lajçaku, a po kupton. Kqyre traktoristi këtu a po kupton’’ – kjo ishte batuta me të cilën ministri Peci u kënaq duke qeshur.

    Pamjet e ministrit Peci duke qeshur me përgjigjen e Kurtit ndaj gazetares

    Kësaj pyetjeje në formë batute të Kurtit, gazetarja iu përgjigj duke i thënë se ‘nuk po kemi ku të bëjmë pyetje’.

    Ndryshe, transparenca e kryeministrit Kurti karshi mediave nuk është në nivelin e duhur. Madje ka pasur raste kur ky i fundit gazetarët i ka konsideruar të manipuluara nga Beogradi.

    Më poshtë momenti kur gazetarja e pyet Kurtin, se çfarë biseduat me zotërinë Lajçak.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark