×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nivel i lartë i ndotjes së ajrit – IKSHPK del me rekomandime

    Insajderi
    20 December 2023 - 09:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se niveli i ndotjes së ajrit këto ditë në Kosovë, veçmas në Prishtinë është shumë i lartë.

    IKSHPK ka njoftuar se të dhënat e OBSh-së tregojnë se ndotja e ajrit vret rreth shtatë milionë njerëz në mbarë botën çdo vit.

    “Ditët e ftohta dhe rëniet e temperaturave mund ta vështirësojnë edhe më shumë situatën si pasojë e ngrohjes me lëndë të ndryshme djegëse të dëmshme dhe jo-kualitative që po përdorin qytetarët, trafiku dhe industria. Prandaj, ndiqni rekomandimet e IKSHPK-së për reduktimin e rrezikut”, thuhet aty.

    Njoftimi i plotë:

    Këto ditë Kosova dhe veçmas qyteti i Prishtinës po përballet me nivele të larta të ndotjes së ajrit

    Të dhënat e OBSh-së tregojnë se ndotja e ajrit vret rreth shtatë milionë njerëz në mbarë botën çdo vit.

    9 nga 19 njerëz thithin ajër që tejkalon kufijtë e udhëzuesit të OBSH-së që përmban nivele të larta të ndotësve

    Ndotja e ajrit konsiderohet një rrezik për shëndetin e njeriut.

    Efektet shëndetësore afatshkurtra të ndotjes së ajrit në shëndet: sëmundjet, shtrimet në spital, komplikimet shëndetësore dhe vdekjet

    Efektet shëndetësore afatgjata: sëmundshmëria, kanceri i mushkërive, sëmundjet kardiovaskulare dhe pulmonare.

    Shkaqet kryesore të vdekjeve dhe sëmundjeve që lidhen me ndotjen e ajrit janë: sëmundjet ishemike të zemrës, goditja në tru, sëmundjet e frymëmarrjes, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike, bronhiti, emfizema, irritimi i syve dhe sistemit të frymëmarrjes, veçanërisht sulmet e astmës dhe kanceri i mushkërive.

    Ditët e ftohta dhe rëniet e temperaturave mund ta vështirësojnë edhe më shumë situatën si pasojë e ngrohjes me lëndë të ndryshme djegëse të dëmshme dhe jo-kualitative që po përdorin qytetarët, trafiku dhe industria. Prandaj, ndiqni rekomandimet e IKSHPK-së për reduktimin e rrezikut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark