×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Një i vdekur dhe tre të lënduar, policia jep detaje nga vetaksidenti i kombi busit

    Insajderi
    17 October 2023 - 18:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Lëbushë të Deçanit ku një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar.

    Këtë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    “Rreth orës 17:17 policia është njoftu për një vetëaksident në fshatin Lëbushë të Deçanit ku një kombibus është vetëaksidentuar. Në të kanë qenë 4 persona të lënduar ku janë dërguar në spitalin rajonal e ku mjeku kujdestar ka konfirmuar se njëri prej tyre ka vdekur ndërsa 3 të lënduarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes është edhe njësiti i policisë për të hetu rastin”, ka deklaruar Gashi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark