×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Një livadh ku mundemi me i lëshu nanat me lujt” – Dimal Basha thyen rekordin e budallakisë

    Insajderi
    30 November 2022 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka bërë një gafë gjatë një paraqitje në një emision, lidhur me Kampionatin Botëror.

    Duke folur për mungesën e hapësirave të gjelbërta në Komunën e Ferizajt, Basha tha se nevojitet “një livadh ku mundemi me i lëshu nanat me lujt”.

    @insajderitv #dimalbasha #levizjavetevendosje ♬ original sound – Insajderi

    “Ferizaji e ka një problem jashtëzakonisht të madh që është betonuar komplet. Një krim urbanistik ka ndodh me ato ndërtesat, ku s’ka hapësirë të gjelbërt kërkund. Edhe ne jemi ngulfatë prej betonit. Hapësira e vetme e gjelbërt që ka mbetë është mbas Pallatit të Sportit…Ne jemi 150 mijë qytetarë që na vyen një park i gjelbër me dalë me ecë, me shëtit dikund. Po flas për nanat, po flas për fëmijët, po flas për pleqtë. Atyre iu vyen një hapësirë e gjelbërt, ku mundem me shku në këmbë, me shëtit, ku kanë një park të madh, ku duhet me pas një platformë edhe ku me ba koncerte verës kur vijnë diaspora. Një livadh ku mundemi me i lëshu nanat me lujt se te na dalin bajnë peticion nja 10-15 veta…. Unë jam që 150 mijë qytetarë me pas një park të mirë”, ka deklaruar Basha në RTV Dukagjini.

    Kjo gafë e Bashës ka kaluar pa u vërejtur nga të ftuarit. Asnjëri prej të ftuarve s’ka reaguar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark