×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Një muaj paraburgim ndaj policit të dyshuar se plagosi një serb në veri, tre të tjerët në arrest shtëpiak

    Insajderi
    13 April 2023 - 19:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër policëve të arrestuar më 11 prill 2023, lidhur me plagosjen e një qytetari serb në veri të Kosovës.

    Ndaj të akuzuarit K.P. është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, pasi i njëjti dyshohet për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “manipulimi me prova”.

    Kurse, ndaj tre të dyshuarve të tjerë për veprën penale “moslajmërim i veprës penale”, S.U., F.M. dhe M.M. është caktuar masa e arrestit shtëpiak në afat prej 30 ditësh, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Ndryshe, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) më 11 prill 2023 ka njoftuar se janë arrestuar katër zyrtarët policorë që dyshohet se janë përfshirë në plagosjen e një serbi në veri të Kosovës të hënën.

    Njëri nga zyrtarët policor dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë” dhe manipulim me prova, ndërsa tre policët e tjerë, po ashtu, dyshohen se kanë kryer veprën penale “moslajmërim i veprës penale”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark