Një muaj paraburgim për dy zyrtarët e MPB-së dhe MPJD-së të dyshuar për marrje ryshfeti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Një muaj paraburgim për dy zyrtarët e MPB-së dhe MPJD-së të dyshuar për marrje ryshfeti

    Insajderi
    17 September 2021 - 19:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës nga një muaj paraburgim kundër të pandehurve B.G., A.F., H.H. dhe J.H., nën dyshimet se kanë kryer veprat penale keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

    Pas seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake, ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, është e bazuar, bindëse dhe mjaftueshëm e argumentuar për këtë fazë të procedurës.

    Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark