×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Një ndërkombëtar do të dëshmojë në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

    Insajderi
    05 September 2023 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një dëshmitar ndërkombëtar do të dëshmojë në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

    Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Zyrës së Prokurorisë së Specializuar, Christopher Bennet. Ai tha se seanca do të jetë e hapur.

    “Dëshmitari i radhës është një dëshmitar ndërkombëtar i cili do të paraqitet pa masa mbrojtëse. Procedimet kanë rifilluar dhe transmetimi do të rifillojë në orën 15:15”, tha Bennett për Reporteri.

    Sot gjatë ditës, vazhdoi dëshminë e tij Agim Idrizi, i cili tha Enver Axhami dhe familjarë të tij e kanë rrahur atë. Idrizi ka akuzuar Axhamin se në emër të UÇK-së, i ka rrahur të afërmit e tij. Tutje, ka treguar për problemet familjare./reporteri.net/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark