×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Një ndryshim i pazakontë në sqetull, qafë dhe ijë – mund të jetë shenjë e hershme e diabetit

    Insajderi
    14 November 2023 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Diabeti është një sëmundje e karakterizuar nga një përqendrim i shtuar i sheqerit në gjak dhe nga mungesa e insulinës, një hormon që mundëson përdorimin e sheqerit të futur në trup, i cili mban sheqerin në gjak në një nivel optimal.

    Sëmundja e sheqerit njihet gjithashtu një epidemi globale, sepse numri i të sëmurëve në botë po rritet në nivele që ishin të paimagjinueshme vetëm disa dekada më parë.

    Ka disa arsye për këtë fenomen, më e rëndësishmja prej të cilave është ndryshimi i stilit të jetesës i karakterizuar nga një konsum më i lartë i ushqimeve me kalori dhe aktiviteti fizik i reduktuar.

    Ka shumë shenja të ndryshme që mund të tregojnë se një person ka diabet, por është një të cilën shumë njerëz nuk e lidhin me këtë sëmundje kronike – paralajmërojnë mjekët.

    Shtatë shenja që tregojnë se konsumoni shumë sheqer
    Gjegjësisht, njollat e errëta nën sqetull, por edhe në pjesën e pasme të qafës apo ijë dhe vende tjera të trupit, mund të nënkuptojnë se ka shumë insulinë në gjak. Kjo është shpesh një shenjë e prediabetit dhe emri mjekësor për këtë gjendje të lëkurës është Acanthosis nigricans – njofton Akademia Amerikane e Dermatologjisë.

    Përveç kësaj shenje të pazakontë, e cila shpesh është një nga më të hershmet, shenja të tjera që paralajmërojnë diabetin, përfshijnë shtimin e etjes, urinimin e shpeshtë, lodhjen, shikimin e paqartë, shërimin e ngadaltë të plagëve, uljen e ndjeshmërisë dhe ndjesinë e shpimit në duar dhe këmbë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark