×
  • Lajme
  • Lajme

    Një person me thikë tenton të hy në selinë e NSIMA-s

    Insajderi
    21 May 2017 - 23:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Selia qendrore e partisë së Fatmir Limajt, NISMA ka pasur një “mysafir” të paftuar i cili ka qenë i armatosur me armë të ftohtë.

    Endrit Shala nga kjo parti, i ka thënë Insajderit, se personi ka pasur një thikë në momentin kur ka hyrë në selinë qendrore të NISMA-s.

    “Mund të konfirmoj vetëm se ka pasur një rast në selinë qendrore të NISMA-s ku një person me thikë ka hyrë në objekt por është evidentuar dhe kapur. Tash me rastin po merret policia”, ka thënë Shala për Insajderin.

    Insajderi ka kontaktuar edhe Policinë të cilët kanë thënë se personi në fjalë dyshohet të ketë probleme mendore./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark