×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Një prokuror po na mban mbrapa”, Bislimi me akuza për rastin e paramilitarëve të Banjskës

    Insajderi
    14 February 2024 - 22:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka hedhur akuza për rastin e sulmit në Banjskë. Ai ka përmendur një prokuror që po i mban mbrapa.

    Sipas Bislimit, prokuroria në Kosovë po hesht në rastin e Banjskës. Tutje ai tha se një prokuror i cili është dashur t’i paraprijë Qeverisë me informacione po e mban prapa çështjen e sulmit në Banjskë.

    Si mund të kërkoj unë angazhim më të madh nga Bruksel kur ky angazhim mungon në Prishtinë. Prokuroria në Kosovës hesht dhe nuk thotë ‘na e ekstradoni Radoiçiqin sepse koha po shkon’ dhe sa më shumë që rri ai në Kopaonik, ka rrezik për sulm. Një prokuror i cili është dashur të na paraprijë neve me argumente, po na mban prapa, s’po hap rrugë për të thënë se hetimet kanë përfunduar”, tha Bislimi.

    Tutje ai shtoi se kërkesë për ekstradim duhet t’i bëhet edhe shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin.

    Ne do të ekstradojmë z.Radoçiqi, nëse ke nxjerr përfundime se është edhe z.Vulin, atëherë edhe ekstradimi i z.Vulin e pastaj ne me kërkuar hapa ndërkombëtarë”, ka thënë Bislimi në Konfront të KTV-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark