×
  • Lajme
  • Insajderi

    Një punëtor i Policisë sulmohet nga qentë endacakë në Prizren

    Insajderi
    11 February 2022 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një punëtor i Policisë së Kosovës në Prizren është sulmuar nga qenët endacak në orët e hershme të mëngjesit derisa po shkonte në punë.

    Rastin në Gazetën Insajderin është raportuar nga një familjare e punëtorit, e cila tha se i njëjti ka marrë kafshime në këmbë dhe është trajtuar në Spitalin e Prizrenit.

    Tutje, ajo shtoi se punëtori i policisë tashmë është vaksinuar dhe gjendje e tij është stabile.

    Rasti ka ndodhur në lagjën ‘Ortakoll’ në Komunën e Prizrenit. Në këtë lagje edhe më herët ishte raportuar për numër të madh të qenëve endacak që bredhin rrugëve.

    Gazeta ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës në Prizren për të marrë më shumë detaje për rastin por, ende nuk ka ndonjë informacion.

    Problemi me qenët endacak po bëhet çdo ditë e më i rrezikshëm për qytetarët e vendit./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark