×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Një studim thotë se njerëzit që e kanë kaluar Covid-in janë të rrezikuar nga këto sëmundje

    Insajderi
    20 February 2023 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Studimi i ri ka zbuluar se COVID-19 e rrit rrezikun e sulmit në zemër, por edhe atyre në tru.

    Studiuesit amerikanë zbuluan se njerëzit e infektuar me virus kishin rrezik më të madh për t’u prekur nga këto sulme.

    Sipas studimit, ata gjithashtu kanë më shumë gjasa të kenë edhe probleme të tjera të zemrës, duke përfshirë edhe  rrahjet e çrregullta të zemrës.

    Profesori Andrew Marks, nga Universiteti i Kolumbias në Nju Jork, tha se mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm për ndryshimet e zemrës që lidhen me infeksionet COVID-19, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

    “Sa më shumë ndërgjegjësim të ndërtoni rreth aspekteve të veçanta të një sëmundjeje, aq më shumë ka të ngjarë të përmirësoni kujdesin ndaj pacientëve. Dhe mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm për ndryshimet e zemrës që lidhen me infeksionet COVID-19 dhe duhet të jenë në kërkim të tyre. Ne duam të kuptojmë me të vërtetë se çfarë e shkakton sëmundjen e zemrës dhe si ta rregullojmë atë”, është shprehur ai.

    Ekspertët kanë frikë se virusi mund të shkaktojë probleme me zemrën, duke u bazuar në studimet që tregojnë se ky virus mund të bëjë që sistemi imunitar i trupit të sulmojë qelizat e shëndetshme në muskuj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark