Insajderi
Botë

Një tërmet i fuqishëm 7.5 ballësh godet Filipinet

Insajderi
03 December 2023 - 17:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një tërmet i fuqishëm 7.5 ballësh godet Filipinet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një tërmet i fuqishëm 7.5 ballë ka goditur ishullin e dytë më të madh të Filipineve, Mindanao.

BBC raporton se një grua shtatzënë humbur jetën, katër persona janë plagosur dhe nëntë të tjerë rezultojnë të zhdukur. Sekretari i Mbrojtjes Gilbert Teodoro tha se 529 familje janë prekur. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së mati lëkundjen e parë mbrëmjen e të shtunës me magnitudë 7.6 ballë, e ndjekur nga katër pasgoditje të mëdha që kaluan 6.0.

Instituti Filipine i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë mati tërmetin me magnitudë 7.4 dhe regjistroi të paktën 600 pasgoditje me magnitudë që varionin nga 1.4 në 6.2. 

Njerëzit në disa qytete jo shumë larg nga epiqendra e tërmetit u panë duke dalë me nxitim nga ndërtesat dhe duke qëndruar në zona të hapura. Në qytetin Butuan, pacientët u evakuuan nga një spital. Në komunën Hinatuan rreth 21 km nga epiqendra turma u mblodhën në qendrat e evakuimit. Zyrtarët e fatkeqësive atje po inspektojnë fshatrat për dëme dhe viktima.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark