×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    U raportua se njëri nga të dyshuarit për vrasjen në Podujevë kishte qenë në paraburgim edhe 3 vite më parë, reagon SHKK

    Insajderi
    22 January 2024 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lulzim Fejzullahu humbi jetën si shkak si sulmit brutal nga dy të mitur, 16 vjeçar, Elton Kadriu dhe Artiol Abdullahu. Të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit. Por njëri prej tyre po del se ka qenë i njohur për organet e drejtësisë, shkruan Insajderi.

    Në media u raportua se Elton Kadriu kishte qenë edhe më parë në paraburgim për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

    Lidhur me këto informata ka reaguar zëdhënësi i SHKK, Florent Gashi.

    Ai tha për Insajderin se nga SHKK nuk ka lëshuar një deklaratë të tillë.

    Sipas tij kjo është përgjigja zyrtare nga ky organ.

    Bazuar në Ligjin nr. 08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës, nenin 64, paragrafi 2, si dhe në mbështetje të Kodit nr. 06/L-006 të Drejtësisë për të Mitur, neni 47, duke pas parasysh shkaqet e sigurisë, si dhe me qellim të parandalimit të dëmtimit eventual të të drejtave dhe lirive të personave tjerë, Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk mund të deklarohet lidhur me rastin në fjalë“, ka thënë Gashi.

    Që ka pasur vepra penale edhe më herët ka thënë edhe kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi.

    Bulliqi më konkretisht ka folur për njërin prej tyre, ka thënë se ka qenë i dënuar me 3 vjet burgim.

    Ai tha se i njëjti dyshohej për 9 vepra të ndryshme penale.

    Njëri prej individëve që dyshohet se është pjesë e këtij rasti, është nxënës i një shkolle të mesme në qytetin e Podujevës, ndërsa tjetri ka dy apo tri vite që ka qenë nxënës i shkollës, i cili për sjellje jo të mira është larguar nga shkolla dhe ka braktisur shkollimin e mëtejshëm pas disa veprave që i ka bërë qoftë në shkollë, qoftë në ambientet tjera. U informuam nga organet e rendit, të cilat e kanë kryer punën e tyre, kanë iniciuar rastet”, ka thënë ai.

    Ndërkohë, i dyshuari tjetër A.A. nuk ka pasuar ndonjë periudhë në institucione korrektuese më parë, sipas informacioneve nga Shërbimi Korrektues.

    Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark