×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Njeriu i VV-së emërohet anëtar Bordi në Infrakos

    Insajderi
    22 March 2023 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria Kurti sot ka emëruar bordin e ri të ndërmarrjes publike “Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – Infrakos” Sh.A.

    Kryesuese e Bordit është emëruar Edona Nahi ndërkaq anëtarë u emëruan Genc Hundozi, Besarta Zuka dhe Fitim Rraci. Të njëjtit këto detyra do ta ushtrojnë për tri vite

    I pari i ekzekutivit tha se ata “duhet t’i kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në pajtim me ligjin për ndërmarrjet publike”, por nuk tregoi se anëtarin e Bordit e ka njeri të partisë së tij, shkruan Gazeta Insajderi.

    Hundozi ka qenë pjesë e LVV-së qysh kohë më parë.

    Së paku kështu konfirmon një status i Getoar Mjekut, zv. ministrit të Rozeta Hajdarit.

    “Vendi ynë na bashkoi si shokë dhe Lëvizja si aktivistë“, shkruante ai më 15 shkurt 2021, një ditë pas fitores së 14 shkurtit.

    Hundozi del se ishte në të kaluarën edhe përfaqësues juridik i Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), sipas të dhënave të tij publike në Facebook.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark