×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Njihuni me “Papi Chulon” problematik të Prishtinës (FOTO)

    Insajderi
    30 March 2023 - 23:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Personi më i famshëm aktualisht në Prishtinë, së fundmi i njohur me nofkën “Papi Chulo”, është Refki Hajzeri, shkruan Insajderi.

    34 vjeçari prej kohësh me veturën e tij BWM ngjyrë e gjelbër ka shqetësuar qytetarët e Prishtinës me lëvizje e me muzikë të lartë.

    Tashmë ai është arrestuar e vetura i është sekuestruar.

    Nga fotografitë që publikon nëpër rrjetet sociale vërehet se “Papi Chulo” e ka një fiksim me ngjyrën e gjelbër.

    Në rrjetet sociale është publikuar edhe momentin kur merimanga sekuestron veturën “BMW” të “Papi Chulos”.

    Detaje për ndalimin e tij ka dhënë Policia e Kosovës

    Në dosjen e policisë ndaj Refki Hajzerit figurojnë 225 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

    Ngasësi i automjetit R.H, mashkull, 34 vjeç, është identifikuar sot nga ana e policisë dhe i njëjti është shoqruar në Stacionin Policor Veriu Prishtinë. Pas verifikimit në të dhënat e policisë, ka rezultuar se personit në fjalë nga ana e policisë i figurojnë 225 gjoba”, tha Ahmeti.

    Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar një video-incizim në të cilën vërehet, se si në magjistralen Prishtinë -Podujevë , në kryqëzimin në fshatin Leban, ngasësi i automjetit të tipit BMW ngjyrë e gjelbër, bënë lëvizje të rrezikshme me automjetin në fjalë dhe rrezikon seriozisht pjesëmarrësit tjerë në trafik”, deklaroi ajo.

    “Personi i dyshuar pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore , me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe është sekuestruar përkohësisht automjeti”, përfundoi zëdhënësja e Policisë shkruan Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark