×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Nobelisti Orhan Pamuk nuk do të vijë në maj në Kosovë, por në vjeshtë

    Insajderi
    18 May 2023 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkrimtar nobelist turk, Orhan Pamuk, vizitën e planifikuar në Kosovë gjatë javës së fundit të muaj, e ka shtyrë për në muajt e vjeshtës.

    Në një adresim të tij përmes një video-mesazhi, ai iu ka kërkuar falje lexuesve të tij nga Kosova dhe ka premtuar që gjatë muajve të vjeshtës do të jetë në vendin tonë. Adresimin e tij për lexuesin dhe qytetarët e Kosovës e ka publikuar faqja zyrtare e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

    “Edhe pse ardhja e tij ishte e konfirmuar, planifkuar dhe organizuar deri në detajet e fundit, për shkaqe të tij personale, Pamuk ka kërkuar që vizita të aranzhohet për një datë tjetër.”- thuhet në njoftimin e MKRS-së.

    Orhan Pamuk është njëri nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë së sotme botërore. Ai shquhet për mënyrën e rrëfimit në romanet e tij, të cilësuar si ndër veprat më cilësore të prozës artistike turke dhe botërore. Romanet e tij më kryesore janë: “Muzeu i pafajësisë”, “Unë jam e kuqja”, “Bora”, “Libri i zi”, “Kështjella e bardhë”, “Flokëkuqja” etj. Ai është sfitues i shpërblimit “Nobel” në vitin 2006, që është shpërblimi më i madh botëror që mund ta marrë një shkrimtar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark