×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Noizy fiton rreth 51 mijë euro nga finalja e Kupës së Botës

    Insajderi
    18 December 2022 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Finalja e Kupës së Botës ishte njëra prej ndeshjeve më të ndjekura.

    Argjentina fitoi Kupën e Botës, ndërsa bashkë me ta u pasuruan edhe shumë njerëz. Njëri prej tyre artisti shqiptar, Noizy.

    Rigels Rajku i njohur në publik me nofkën Noizy ka fituar më shumë se 51 mijë euro nga basti i vendosur në finalen e madhe.

    Noizy ka vendosur 5 mijë euro që Franca të arrijë më shumë se 5 goditje në portë, ndërkaq ka fituar rreth 51 mijë euro.

    Ai ka postuar tiketën e tij fituesi në rrjetet sociale, ku ka bërë të ditur shumën e fituar.

    Argjentina u shpall kampione bote pasi mposhti Francën në penallti, në njërën prej ndeshjeve më të bukura në histori të Kupës së Botës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark