×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Noizy kërcënon një fans i cili e gjuajti me telefon në koncert: A ke qejf me përfundu në spital?

    Insajderi
    02 May 2023 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Noizy është njëri nga reperët më të suksesshëm shqiptarë.

    Falë këtyre sukseseve ai numëron koncerte të shumta.

    Reperi njihet edhe për problemet që ai ka pasur shpesh me kolegët e tij.

    Por, së fundi ai ka pasur problem edhe me një fans gjatë një koncerti.

    Një video që tashmë është bërë virale në rrjetet sociale, reperi shihet i tensionuar duke kërcënuar një fans nga skena.

    Duket se hedhja e një telefoni gjatë kohës që ai po perfomonte ka bërë që reperi të nervozohej duke i kërkuar që të ballafaqohej me të.

    “A është ndonjëri këtu me telefon? Nëse ka dëshirë të përfundojë në spital, ta gjuaj edhe një herë telefonin nëse ke b***. Kush ishte njëri që më gjuajti me telefon? Ti ishe? A ke qejf me përfundua në spital? Hajde këtu. A ke qejf me përfunduar në spital? A ke qejf?”, dëgjohet reperi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark