×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Norvegjia mbyll aeroportin

    Insajderi
    19 October 2022 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Norvegjia ka mbyllur aeroportin e Bergenit për pak kohë pasi është vërejtur një dron rreth tij.

    Zëdhënësi i policisë Orjan Djuvik tha se kompania shtetërore Avinor, e cila operon disa aeroporte në Norvegji, zbuloi dronin rreth orës 04:15 sipas kohës lokale, shkruan Anadolu.

    “Ne nuk jemi ende të sigurt nëse ka më shumë se një dron, por për momentin e dimë se ka të paktën një”, tha Djuvik.

    Agjencia Norvegjeze e Lajmeve (NTB) njoftoi se droni po fluturonte afër bazës detare dhe hapësira ajrore është mbyllur përkohësisht.

    Ndërkaq, zyrtarët e policisë thanë se nuk kanë konstatuar asnjë dyshim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark