12:00 - 19 Mars 2023

Norvegjia ka mirëpritur marrëveshjen e arritur të 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ministria e Punëve të Jashtme të këtij vendi e vlerësoi si një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të raporteve mes dyja vendeve.

“Marrëveshja në Ohër të Maqedonisë së Veriut, është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Urime Kosovës, Serbisë dhe BE-së”, thuhet në deklaratë.