×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nuk caktohet paraburgim për mjekun që mori besimin e Kurtit për ta drejtuar SHSKUK-në

    Insajderi
    13 January 2023 - 23:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka arrestuar edhe kirurgun e tretë të Spitalit të Vushtrrisë, Isuf Zekaj, të përfshirë në skandalin e korrupsionit.

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni.

    Ndaj Zekaj është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimi.

    “Ju njoftojmë që personi i dyshuar me iniciale I.Z., është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Njëherit, ndaj të njëjtit është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente, seanca pritet të mbahet”, thuhet në njoftimin e Pretenit.

    Por, avokati i tij ka njoftuar se nuk është caktuar masa e paraburgimit, por ajo e arrestit shtëpiak.

    “Pas seancës së mbajtur në Gjykatën Themelore-Departamenti i Krimeve të Rënda në Mitrovicë në çështjen kundër Dr.Isuf Zekaj, u refuzua kërkesa për paraburgim e Prokurorisë Themelore dhe iu caktua masa e arrestit shtëpiak. Beteja vazhdon drejtë zbulimit te prapaskenave dhe hijeve të errta”, thuhet në njoftimin e avokatit Mahmut Halimi.

    Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ia kishte besuar Isuf Zekajt pozitën e anëtarit të Bordit të SHSKUK-së.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark